Çelet edicioni i tretë i panairit "Shkodra bahet nuse"
SHKODËR- Është çelur sot në qytetin e Shkodrës, panairi i nusërisë "Shkodra bahet nuse", një aktivitet ku prezantohen të gjitha elementet e organizimit të një ceremonie martese, si dhe të rasteve të ndryshme gëzimesh në familjet e rajonit të Shkodërs dhe më gjërë.
Ashtu si edhe në dy edicionet e mëparshme, edhe në edicionin e tretë, kompania organizatore e këtij panairi, "Euromedia Studio", zgjodhi mjediset e hotel turizmit "Rozafa", në qëndër të qytetit të Shkodrës, për të ekspozuar pavionet përkatëse të subjekteve që morën pjesë.
që ato kërkojnë për të kaluar muajin e mjaltit.
Pjesë e pavioneve të ekspozuara për vizitorët e shumtë të dites së parë të panairit ishte edhe ai i veturave luksoze, tipike për marrjen e një nuseje, të cilat vihen në përdorim për rastet e kërkuara nga vetë çiftet.
Organizatorët bëjnë të ditur se panairi "Shkodra bahet nuse" do të jetë i hapur edhe ditën e dielë, duke i rezervuar vizitorëve të shumtë shkodranë dhe më gjërë të njihen prej së afërmi me elementet që ofron panairi.
(BalkanWeb)