VV: Serbia në vend të kërkojë falje, sillet si sundues
PRISHTINË- Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka reaguar ndaj arrestimit të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana autoriteteve serbe të rendit.
“Aktet e Serbisë janë larg imazhit paqedashës që po përpiqen t’i imponohen vendit. Sot, të jesh fqinj i Serbisë të bën po aq të rrezikuar sa përpara një shekulli. Sot, të udhëtosh në Serbi, nëse je shqiptar, të bën objektiv të masave policore. Sot, Serbia guxon të arrestojë edhe njerëz të veshur me uniformë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të këtij vendi që jo më larg se para 12 vjetësh u përgjak e u dhunua prej të njëjtëve policë e ushtarakë serbë, me të cilët mburret Beogradi”,-thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në vend se të kërkojë falje për krimet e luftës, për gjenocidin e për shkatërrimin human e material, i cili ende e pengon cilëndo perspektivë të zhvillimit në Kosovë, Serbia vijon të sillet me arrogancën e sunduesit”,- thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
(el.me/BalkanWeb)