E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, mesazhe të dyshimta në internet, arrestohen 1000 persona

PEKIN- Policia kineze arrestoi një total prej 1 065 të dyshuar dhe fshiu më tepër se 208 000 mesazhe të dëmshme gjatë fushatës antinternet, të kryer që nga mesi i muajit shkurt, njoftoi sot agjencia kineze zyrtare e lajmeve.

"Operatorët e më tepër se 3 000 faqeve të internetit morën paralajmërime, në këtë fushatë, që kishte për synim, trafikun e armëve, e drogës, e produkteve kimike të rrezikshme, si dhe shitjen e organeve njerëzore dhe informacioneve personale", deklaroi agjencia kineze e lajmeve, Hsinhua.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›