Jahjaga: Arrestimet sulm mbi integritetin territorial të Kosovës
PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjjaga ka dënuar arrestimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Policia e Republikës së Serbisë, në vendkalimin kufitar ndërmjet dy vendeve në Merdare.
"Arrestimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në detyrë, është sulm mbi integritetin institucional e territorial të Republikës së Kosovës. Arrestimet e shpeshtuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Republikës së Serbisë, nuk kontribuojnë në vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve",-thuhet në reagimin e presidentes.
Presidentja e Kosovës kërkon nga autoritetet e Republikës së Serbisë që të heqin dorë nga "këto provokime dhe veprime arbitrare ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj dhe të lirojnë të gjithë ata që janë arrestuar pa arsye".
(el.me/BalkanWeb)