E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, ndërron jetë kreu i Këshillit të Qarkut Gëzim Demçolli

KORCË- Kreu i Këshillit të Qarkut të Korcës ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

Gëzim Demçolli ndërroi jetë në banesën e tij në Bilisht në moshën 54-vjecare. Burime zyrare bëjnë të ditur se prej disa kohësh kreu i Këshillit të Qarkut të Korcës vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Demçolli u vendos në krye të Këshillit të Qarkut të Korcës pas zgjedhjeve vendore të vitit të shkuar, si përfaqeësues i Aleancës për Qytetarin.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›