Çelet ekspozita"Duart e arta"
TIRANE-Eshtë çelur dje në Muzeun Historik Kombëtar një ekspozitë e artit figurativ që bashkon fëmijë të talentuar nga shkolla dhe rrethe të ndryshme të Shqipërisë. "Duart e arta" u konceptua dhe u formësua me dëshirën e madhe që fëmijë nga mbarë Shqipëria të merrnin pjesë në një organizim të tillë, që u jep atyre mundësinë të shprehin lirshëm perceptimet e moshës. Ekspozita është finalizimi i një pune disa mujore, komunikimi me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë organizim, që u dha fëmijëve hapësirën e duhur për t'u shprehur lirshëm ndjenjat dhe mesazhet që ata dëshirojnë të na japin ne të gjithëve. Nga këndvështrimi profesional duhet theksuar se teknikat e përdorura, u kanë paraprirë këtyre fëmijëve krijimin e një morie situatash emocionale, që dashje pa dashje na bëjnë të kuptojmë se arti zë një vend të veçantë dhe të rëndësishëm në jetët e tyre. Dëshira për t'u shprehur në këtë formë ka bashkuar talentin, fjalën, emocionin e tyre për t'u afruar në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)