Bastos-Juventus, kalimi duket çështje orësh
ITALI- Kalimi i brazilianit Bastos te Juventusi duket një marrëveshje e kryer. Të paktën për anësorin e Lionit, që është ndarë nga tifozët e tij, me një intervistë ku ai deklaron hapur “dashurinë” për klubin torinez. Në shkëmbim, ka marrë vetëm fishkëllima. Bastos është në pritje të pasaportës franceze, por ndërkohë ai pritet të bëhet pjesë e Juventusit. “Të veshësh fanelën bardhezi siç kanë bërë Zidane, Vieira apo Del Piero, është e jashtëzakonshme. I jashtëzakonshëm është edhe projekti i Juvetnusit. Nëse përveç Juves, edhe Reali i Madridit apo Barcelona më kërkojnë, do të ishte sërish diçka e bukur”, tha braziliani. Pas këtyre fjalëve, tifozët e Lionit kanë nisur ta kontestojnë, duke e mbuluar me polemika në ditën që kjo skuadër barazoi 0-0 me Kaen.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)