E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Nuk do e pranojmë zgjidhjen e emrit pa referendum

STRUGË- Duke folur për emrin e Maqedonisë gjatë një tubimi të mbajtur në Strugë Nikola Gruevski ka thënë se në dallim nga Branko Cërvenkovski, i cili disa herë e ndryshoi qëndrimin për emrin, VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë dhe as propozimet që mund të rrezikojnë identitetin nacional maqedonas.

“Nuk do të pranojmë ndryshimin e emrit kushtetues si zgjidhje për cështjen e emrit pa referendum. Struga nuk harron ngjarjet e 2004, kur bashkërisht luftuam dhe demonstruam kundër Branko Cërvenkovskit që e shiti Strugën për një kolltuk të falsifikuar”,- ka deklaruar Nikola Gruevski, lider i VMRO-DPMNE.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se gjatë këtij tubimi Gruevski deklaroi se “Struga është Maqedonase. Po çfarë mund të jetë tjetër nëse nuk është maqedonase!’,

Ndërkohë lideri i VMRO-DPMNE akuzoi kundërshtarët e tij politik si njerëz të cilët nuk i ka interesuar ndonjëherë vendi i tyre dhe kanëe lobuar kundër saj.
“Njerëzit që kanë krijuar varfëri, papunësi, falimentues dhe kriminalitet, tani premtojnë se do t'i zgjidhin këto probleme. Derisa ishin në pushtet treguan se nuk janë ata njerëz që plotësojnë atë që premtojnë. Kudo që kanë shkuar jashtë vendit, ata kanë lobuar kundër Maqedonisë. Prandaj do të përjetojnë humbje katastrofale”,- ka thënë Gruevski.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›