Çelet fushata kundër dhunës ndaj grave

Aktiviteti i sotëm solli së bashku institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe qytetarët e kryeqytetit të të gjitha moshave dhe të të dy gjinive.
“Dhuna është KRIM! Familje pa DHUNE - Shoqëri në PAQE! është slogani që do të shoqërojë aktivitetet e kësaj fushate në të 16 ditët e saj. Fushata do të shtrihet ditë pas dite në të gjithë vendin, nga Jugu në Veri, duke përfshirë të rinj e të reja, burra e gra, të moshuar e të moshuara, banorë të zonave rurale dhe urbane. Një puzzle gjigand 30 m2 u formua sot në Parkun Rinia nga të rinj, burra e gra, të cilët vendosën mesazhet e tyre kundër dhunës ndaj grave dhe në mbështetje të viktimave.
“Qeveria Shqiptare është angazhuar seriozisht për përparimin e çështjeve gjinore, përmirësimin e statusit politik, social e ekonomik të gruas shqiptare dhe luftën kundër dhunës në familje”, u shpreh zv/Ministrja e Punës, Filloreta Kodra. /Start/
2011-11-25 13:43