Çelet panairi i librit, interesim i jashtëzakonshëm që ditën e parë
Çelet panairi i 12-të i librit në Shqipëri. Tashmë një traditë 12-vjeçare ngjarja më e rëndësishme që lidhet me industrinë e librit hapi sot dyert për adhuruesit e tij. Një dyndje e madhe e njerëzve tregon edhe interesin që të ngjall ky eveniment. Në fjalën e saj të hapjes zëvëndësministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Suzana Turku duke përshëndetur vizitorët e shumtë vuri theksin në rëndësinë që ka ky panair për librin dhe lexuesin.
Ndërsa në fjalën e tij studiuesi dhe kritiku maqedonas Ali Aliu kërkoi që ky panair të shtrijë traditën e tij në të gjitha trojet me popullsi shqiptare.
Në panair marin pjesë 80 shtëpi botuese, shpërndarës të librave dhe institute të huaja që veprojnë në Shqipëri. Ai do të qëndrojë i hapur për pesë ditë me radhë. Gjatë tij nuk do të mungojnë promovime librash me autorë të rinj por dhe shkrimtarë të njohur të vendit.