E Diel, 1 Nëntor 2026

Mihal Popi, 100 vjeç, miqtë kujtojnë aktorin e madh të teatrit

Një artist i merituar, një ikonë e teatrit dhe filmit, një njeri që batutën e kishte jetën e tij, askush nuk mund ta harrojë rolin e Qazim Mulletit tek "Prefekti". Miq, kolegë dhe artistë të skenës kanë kujtuar përvjetorin e 100-të të lindjes së Mihal Popit. Me vlerësimet më të larta për të dhe rolet e tij është shprehur Drita Pelingu një nga koleget e tij në skenë.
Një shkollë e madhe për teatrin shqiptar e ka cilësuar aktori i mirënjohur i skenës Lazër Filipi.
Mihal Popi aktivitetin e tij artistik e filloi në teatër, në vitin 1924 në Tiranë. Ai ka interpretuar 40 role ku ndër më i suksesshmi është ai i Qazim Mulletit te filmi Prefekti. Ai është nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit". Ndërkohë renditet ndër aktorët e Teatrit Kombëtar, që kanë dhënë kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në shumë aktivitete të rangut kombëtar dhe kryesisht në kinemanë shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›