E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurtit i refuzohet viza për në SHBA

PRISHTINE - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka refuzuar kërkesën për vizë liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, sipas të cilave Kurti kishte aplikuar për vizë në Ambasadën Amerikane katër ditë më parë, por ajo i është refuzuar.

Nuk bëhen të ditura detaje të tjera në lidhje me këtë refuzim, por mediat kosovare nuk përjashtojnë mundësinë që vendimi të jetë marrë për shkak të qëndrimeve të tij politike.

Lideri i “Vetëvendosje”-s në disa raste ka pasur përplasje verbale në distancë me ambasadorin amerikan në Kosovë Christopher Dell, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›