E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi, epoka e Ançelotit tani duket drejt finishit

ANGLI- Një i vdekur që ecën. Kështu e ka quajtu tabloidi “The Sun” trajnerin Karlo Ançeloti, pas humbjes së të mërkurës kundër Ulverhempton në transfertë.

Tashmë, epoka e teknikut italian në “Stamford Bridge” duket drejt fundit, pasi kriza që ka përfshirë blutë e Londrës nuk po njeh më limite. Por, Ançeloti ndërkohë ka një tjetër mendim nga ai i mediave.

“Do të habitesha nëse me shkarkonin”, ka deklaruar Ançeloti. Ai ka pranuar se kështu nuk mund të vazhdohet gjatë dhe se në çdo situatë tjetër do të ishte shkarkuar. “Të them të drejtën ndjehem pak me fat, sepse trajnerë të tjerë në vendin tim do të ishin shkarkuar, - komentoi ai. – Gjithsesi, unë nuk kam frikë. Jam vetëm i shqetësuar që rezultatet nuk po vijnë”.

Pas dështimeve të njëpasnjëshme në kampionat dhe shkëputjes së Mançester Junajtid, Ançeloti është duke menduar për kompeticionet e tjera. “Nuk është një sezon i mirë, por kemi ende FA Cup dhe Champions League”, deklaroi ai.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›