E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pinter: Rumania eBullgaria në Shengennë tetor

BERLIN- Anëtarësimi i Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen nuk do të ndodhë më 31 mars 2011, deklaroi ministri hungarez i Punëve të Brendshme, Sandor Pinter, vendi i të cilit nga 1 janari mori kryesinë e radhës të BE-së.

Sipas Pinterit, dy vendet duhet të përmbushin edhe disa kushte dhe për këtë shkak nuk mund të bëhen anëtare të zonës Shengen këtë pranverë.

Pinter theksoi se afati më i shpejtë që mund të jepet për anëtarësim është tetori.

"Afati i marsit nuk do të shqyrtohet", shtoi ndërkohë edhe një diplomat evropian, i cili nuk pranoi të identifikohej.

(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›