Kosovë, më shumë se 99% e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë
PRISHTINË - Në Kosovë, më shumë se 99 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia Kundër Korrupsionit, brenda afatit ligjor, duke shënuar kështu përqindjen më të madhe të deklarimit që prej vitit 2007.
Ky proces është detyrues sipas ligjit "Për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.
Sipas këtij ligji, numri i zyrtarëve të lartë publik të cilët kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë 3869, prej të cilëve vetëm 32 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë.
Nga ana tjetër, për pesë zyrtar Agjencia ka pranuar dëshmi nga pikat kontaktuese të saj nëpër institucione se janë në shërim jashtë vendit apo janë duke vuajtur ndonjë dënim me burg.
Bazuar në nenin 437 të Kodit Penal Agjencia është e detyruar të bëjë kallëzim penal për të gjithë ata zyrtar të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë.
Procesi i deklarimit të pasurisë ka filluar më 1 mars të këtij viti, ashtu siç e përcakton Ligji për Deklarimin e Pasurisë dhe ka përfunduar më 31 mars.
Agjencia përmes një spoti sensibilizues televiziv i transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës përgjatë një muaj ka tërhequr vëmendjen se mosdeklarimi i pasurisë ose deklarimi i rremë i saj konsiderohet vepër penale.
(a.k/ata/BalkanWeb)