Çelsi në krizë tëplotë, lamtumirëedhe FA Cup
ANGLI- Pas kampionatit, Çelsi i ka dhënë lamtumirën një tjetër trofeu, Kupës së Mbretëreshës. Blutë e Londrës janë mundur me penallti nga Evertoni në turin e katërt, duke konfirmuar se janë duke kaluar një moment krize. Çelsi ka zbritur në fushë pa Fernando Torres dhe me një Drogba totalisht jashtë forme.
Koha e rregullt e takimit të zhvilluar në “Stemford Brixh” ka përfunduar në barazim pa gola, ndërkohë që në shtesë, Frenk Lampard realizoi golin e avantazhit në minutën e 104-t. Por, vetëm 2 minuta para fundit, Evertoni barazoi me anë të Lejton Beins nga një goditje dënimi, duke e çuar ndeshjen me penallti. Nga gjuajtjet e 11-metërshave, skuadra mike ka qenë më e saktë, duke fituar 4-3. Anelka dhe Eshli Kol ishin ata që gabuan për londinezët, ndërsa për Evertonin penalltia e vetme u humb nga Lejton Beins.
Në turin tjetër, skuadra nga Liverpuli do të përballet me modestët e Reding. Ndërkohë, janë kualifikuar lehtësisht Birmingam dhe Stouk, që kanë mundur me rezultatin 3-0 respektivisht Shefildin dhe Brajtonin e kategorisë së dytë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)