Përkujtohet 138 vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës
LEZHE- Përkujtohet në Lezhë 138-vjetori i lindjes së poetit të njohur At Gjergj Fishta. Një sërë aktivitetesh janë bërë pjesë e sofrës poetike lezhiane, e cila mblodhi në një festë të përbashkët autoritetet lokale dhe intelektualë.
Të pranishmit kanë vlerësuar figurën e Fishtës si një kolloz të letrave shqipe.
Kreu i shoqatës “At Gjergj Fishta”, Fran Kulli kërkoi që shtëpia e poetit të kthehet në vend peligranazhi.
Lahuta e Malësisë, Mrizi i Zanave janë ndër veprat e poetit që lanë gjurmë në letërsinë shqiptare. Shkrimet dhe stili i tij përkufizoheshin si vazhdimësi e teknikës letrare të Rilindjes, kur mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.
I konsideruar si Homeri i kohërave moderne në vitin 1940, Gjergj Fishta ishtë kandidat për cmimin Nobel në letërsi.
(e.n/BalkanWeb)