Bllokojnë oborrin e shkollës, i njohin pronarë
18/11/2009 Nxënësit e 9-vjeçares “Skënder Libohova” me shkollë cung
Mësuesit peticion DAR dhe MASH: Të mos tjetërsohet objekti
LUSHNJE- Prej më shumë se 1 muaji oborri i shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjës qëndron i bllokuar. Ai është zënë nga persona që pretendojnë se janë pronarë të tokës, ndërkohë që bllokimi i territorit të shkollës ka penguar zhvillimin e procesit mësimor për nxënësit e kësaj shkolle. Mësuesit në përgjithësi e kanë kundërshtuar këtë vendim duke nënshkruar një peticion drejtuar Drejtorisë Arsimore të rrethit Lushnjë ku kërkohet lirimi i hapësirave të shkollës dhe marrja e masave për zhvillimin normal në mësimit. Xhevit Sefa mësues i edukimit fizik në këtë shkollë pohon se është e pamundur të zhvillohet ora e mësimit në këto ambiente. Sipas tij, kjo fushë veç zhvillimit të orës së mësimit ka shërbyer edhe për përgatitjen e ekipeve zinxhir të futbollit. Shefi i urbanistikës në Bashkinë e Lushnjës, Eduart Bushi, pranon se pronari ka një dokument ku tregon se në vitin 2008 i është kthyer trualli, por nuk disponon leje ndërtimi. “Po ka certifikatë pronësie qysh nga tetori i vitit 2008 nga zyra e regjistrimit të pasurisë”, –ka thënë Bushi dhe në qoftë se ai paraqet kërkesën si person për leje ndërtimi do të shqyrtohet nga KRT e Lushnjës me imtësinë dhe seriozitetin më të madh aq më tepër që ngjitur me sheshin ndodhet edhe shkolla “Skënder Libohova”. Nga ana tjetër përgjegjësi i burimeve njerëzore në Drejtorinë Arsimore të Lushnjës shprehet se ky shqetësim është dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës dhe janë në pritje të përgjigjes. “Ne si drejtori arsimore e Lushnjës kemi bërë verifikimin në terren, ka thënë ai që do të thotë se me ligj nuk lejohet që oborri i shkollës të tjetërsohet me një objekt ose diçka tjetër. Pas kësaj rinjoftuam me shkrim Bashkinë e Lushnjës, KRTSH dhe Ministrinë e Arsimit dhe në këto momente jemi duke pritur përgjigje nga institucionet përkatëse”.
A. Damini