Spitali nxjerr të sëmurin mendor, nëna kërkon ndihmë
18/11/2009 Ronja Xheka, e moshuar dhe e sëmurë ankohet: Nuk kujdesem për tim bir, është i dhunshëm
BERAT- Vuan nga sëmundja e skizofrenisë që prej vitit 1985. Është diagnostikuar si i sëmurë mendor me skizofreni dhe duhet të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve specialistë. Ka kaluar shumë vite të jetës nën kujdesin e familjarëve, të cilët e vuajnë shumë sëmundjen e tij. Por, largimi i vëllezërve drejt Italisë pas viteve 1990, martesa e motrës ka bërë që 48-vjeçari Shkëlqim Xheka nga qyteti i Beratit të qëndrojë nën kujdesin e nënës së moshuar, në lagjen “ 30-Vjetori” të këtij qyteti. Por, sëmundja e rënduar e diabetit e bënë të pamundur përkujdesjen e Ronja Xhekës ndaj djalit të saj të sëmurë mendor. Me një diagnozë skizofrenie shpesh herë dhe i dhunshëm dhe pse gjithë kohën nën efektin e ilaçeve 48-vjeçari kohët e fundit është shtruar disa herë pranë spitalit të sëmundjeve mendore në Vlorë, madje dhe muajt e fundit. Dhe pse kjo nuk ka qenë zgjidhja që familjarët kanë dashur për djalin e tyre kanë qenë të detyruar ta çojnë në spital jo vetëm për shkak të sëmundjes së tij, por dhe për shkak se askush nuk mundet të kujdeset për të.
“Rikthimi”
Motra Lida që tashmë është detyruar të qëndrojë në banesën e prindërve shprehet se ditët e fundit pa i njoftuar askush vëllai është dërguar nga spitali i Vlorës me ambulancë nga vetë drejtoresha pa i njoftuar. “Nëna është e sëmurë, si mund të kujdeset për vëllain që shpesh herë është dhe i dhunshëm”, thotë ajo. Dhe ilaçet ia blejmë vetë gjatë kohës që është në spital, por shpesh e nxjerrin nga spitali dhe e dërgojnë pa na njoftuar në një kohë që ai është i sëmurë mendor dhe s’ka kush kujdeset për të. U lidha me drejtoreshën e spitalit dhe më tha që duhet ta mbajë në shtëpi vëllain, pasi kishim katër javë pa shkuar dhe e takuar. Nëse, unë nuk kam shkuar ta takoj vëllain në spital kjo ka ndodhur për shkak të sëmundjes së nënës, por me njerëzit e afërm madje dhe komshinjtë unë i kam dërguar ilaçet në spital. Nuk e kuptoj se si mund të nxirret nga spitali një i sëmurë mendor aq më keq në kushtet që askush nuk mund të kujdeset për të. Unë kam frikë ta lë nënën e sëmurë me vëllain, pasi ajo është e pazonja për veten dhe jo më për një të sëmurë mendor. Tepër e shqetësuar shprehet dhe e moshuara e sëmurë, Ronja Xheka, nëna e 48-vjeçarit, e cila ka kaluar të 70 dhe është e sëmurë. “Si mund të mbaj unë një të sëmurë mendor që herë pas here është dhe i dhunshëm, thotë gruaja e moshuar. Përse e nxjerrin nga spitali ku duhet të qëndrojë se është i sëmurë mendor me skizofreni. Nëse më parë e mbaja në shtëpi e bëja sepse isha në gjendje ta mbaja sot nuk e bëjë dot dhe apeloj për ndihmë që djali të qëndrojë në spital”. Për këtë gruaja ka njoftuar dhe organin blu në Berat duke kërkuar dërgimin e të sëmurit drejt spitalit të Vlorës. Kështu, burime pranë këtij organi bëjnë me dije se nëse do të merret miratimi nga spitali i Vlorës për shtrimin e të sëmurit kjo gjë do të bëhet menjëherë.