"Dosjet", PS-ja do ta çojë në Kushtetuese

Partia Socialiste pritet sot të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese për ta shpallur si antikushtetues ligjin e dosjeve. Vetëm pak ditë më parë partnerët ndërkombëtarë e kritikuan këtë ligj dhe i bën apel qeverisë për ta tërhequr por nuk pati asnjë reagim pozitiv nga ana e mazhorancës kundrejt kritikave të BE-së dhe OSBE-së. Opozita ka mbledhur firmat e deputetëve socialistë, por edhe të partive të tjera që e kundërshtojnë këtë ligj, i cili konsiderohet si antidemokratik dhe që godet sistemin e drejtësisë shqiptare. Partia Socialiste është shprehur se ligji ka një sërë problemesh duke përmendur se shkel rëndë të drejtat e njeriut, se dispozita të caktuara të ligjit bien ndesh me kushtetutën, dhe ka ndërhyrje në kopetencat e gjyqësorit.