Durrës, arrestohen katër persona për vjedhje
Ka përfunduar në prangat e uniformave blu të qytetit bregdetar katër shtetas nën akuzën e vjedhjes se mbetur në tentativë. Bëhet fjalë pikërisht për shtetasit Pashk Kola, 33 vjeç, Artan Ndoi, 23 vjeç, Kastriot Vehapi, 22 vjeç, si dhe Artur Demaj, 28 vjeç, që të tre me banim në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e kaluar në kuadër të Operacionit "Bregdeti".Katër shtetasit në bashkepunin me njeri-tjetrin rreth orës 02.20 në lagjen 13 Plazh, pikërisht në sektorin "Teuta", pasi kanë thyer deren e lokalit në pronësi të shtetasit Ilir Shani kanë cmontuar dy televizore plazem 42 polesh me qëllim vjedhjen e tyre, por nuk kanë arritut të realizojne vjedhjen pasi janë kapur në flagrance nga sherbimet e Stacionit të Policisë Plazh. Materialet për vepren penale të "vjedhjes se mbetur në tentative"kryer në "Bashkëpunim", iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së rrethit Durrës