Mal i Zi-Rusi,forcohet bashkëpunimi

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanovic është takuar ditën e enjte me homologun e tij rus në Kremlin, Dimitri Medvedev, në kuadër të bisedimeve për marrëdhëniet dypalëshe. "Mendoj se është një rast i mirë takimi dhe diskutimi i rrethanave aktuale të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Malit të Zi. Ky takim na ka shërbyer për bisedime mbi fushën tonë ekonomike, mbi investimet si dhe kontaktetet humanitare", ka deklaruar gjatë takimit Presidenti rus Dimitri Medvedev. Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanovic ndodhet në një vizitë në kryeqytetin rus Moskë, për të marrë nga Patriarku Aleksei i Dytë, cmimin e Mbështetjes Ndërkombëtare për kontributin e tij të madh në bashkimin dhe forcimin e kombeve kristiane ortodokse.