Tiranë,Kryeparlamentari i Suedisë Westerberg vizitë zyrtare

Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Westerberg do të nisë sot një vizitë tre ditore në Shqipëri, me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Zyra e shtypit pranë Kuvendit bëri të ditur se axhenda zyrtare e kryeparlamentarit suedez në vendin tonë do të nisë me një takim me dyer të mbyllura me homologen e tij shqiptare, takim i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp, që do të zhvillohet rreth orës 14:00, në ambientet e selisë së Kuvendit të Shqipërisë. Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Westerberg do të jetë gjithashtu i pranishëm në seancën plenare të pasdites, dhe do t'u drejtohet me një fjalë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në axhendën e takimeve të Kryparlamentarit Westerberg parashikohet gjithashtu takimi me Presidentin e Republikës, Bamir Topi me Zëvendëskryeministrin, Genc Pollo dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.