E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, shkatërrohet grupi kriminal “B13”

Një superoperacion i policisë së Sarandës ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminali i cili ka kryer një sërë vjedhjesh në këtë qytetet.  Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar tetë persona të cilët janë pjesëtarë të grupit kriminal të quajtur “B13” i cili akuzohet se ka vendosur tritol edhe në automjetet e një disa funksionarëve të policisë së Sarandës.
 

Kështu janë arrestuar shtetasit Armando Zholi 22 vjeç, Sentjon Lame 24 vjeç, Artan Prenga 19 vjeç, Zef Prenga 52 vjeç, Ylli Kola 17 vjeç, Sildjon Sulejmani 20 vjeç, Osman Abazi 16 vjeç dhe Kristjan Ruci 15 vjeç.Sipas policisë të arrestuarit janë autorë të grabitjes së dhjetra makinave, motorrëve, bizneseve dhe banesave prej vitit 2009 në qytetin e Sarandës.
 

Gjithashtu të arrestuarit akuzohen se në 9 maj të vitit 2010 kanë vendosur tritol në makinën e shefit të gatshëm të policisë së Sarandës, Aleksandër Lilo, në makinën e shefit të krimeve të Sarandës Ilir Zhupa në nëtor të vitit 2010 si dhe dyshohen edhe për vendosje të tritolit tek disa funksionarë të të tjerë të policisë ndër vite. Sipas policisë në kuadër të këtij grupi janë edhe shtetasit Erald Elezi i cili është arrestuar ditën e djelë si dhe Lisjen Kazo, Fatjon Abazi, Igli Kazo dhe Jurgen Ruci të cilët janë në kërkim prej një muaji.
 

Të gjithë këta persona akuzohen për “vjedhje në bashkëpunim” me më shumë se një herë të makinave, motorrëve, bizneseve, banesave, shkatërrim të pronës me eksploziv dhe mbajtje pa leje të municionit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›