E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombësia, PDIU: INSTAT të pezullojë përpunimin e të dhënave

TIRANE- Sekretari politik i PDIU, Ardian Tana i kërkon institucioneve përgjegjëse, INSTAT në vecanti, të shpallin të pezulluar procesin e përpunimit të të dhënave të regjistrimit për të ashtuquajturën "kombësi".

“PDIU përshëndet nxjerrjen e rezultateve paraprake të Censusit të popullsisë, shpallur nga INSTAT, por ndërkohë kërkon të konfirmojë qendrimin e vet në lidhje me rezultatet e tij për të ashtuquajturat pakica etnokulturore në vendin tonë. Ky qendrim yni reflekton vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për kombësinë si element i identitetit civil të qytetarit”, thuhet në deklaratën e PDIU.

Tana e cilësoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për kombësinë, një vendim historik për ndërtimin e shtetit shqiptar.
“Ky vendim historik i Gjykatës Kushtetuese, konfirmon pozicionin tonë të mëparshëm, se ndryshimet në Ligjin për gjendjen civile ishin antikushtetuese. Ne u munduam të paktën ta amendonim atë, që ai ligj të bënte sa më pak dëme, por gjithmonë kemi thënë se ai ishte antikushtetues. Ky vendim është historik për shkak të efekteve të mëdha që ai do të sjellë jo thjesht në kuadrin ligjor të lidhur me popullsinë, por dhe në procese të tilla si regjistrimi i popullsisë”, theksohet në deklaratë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›