Spahiu: Rama e Berisha mision antishqiptar, kandidojnë grekët në Vlorë e Gjirokastër
TIRANE - Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu akuzon kryeministrin Berisha dhe liderin e PS-së Rama se kanë vendosur në listat e Vlorës dhe Gjirokastrës kandidatura greke. Në një konferencë për mediat, Spahiu iu referua një kërkese të deputetes Luiza Xhuvani për të marrë kombësinë greke, ndërsa sulmoi ministrin Spiro Ksera duke e quajtur si grek të Agimit të Artë.
“Kryetari i Aleancës Kuq e Zi i bëri thirrje kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama të tërheqë 3 kandidatët grekë që kanë kandiduar në qarkun e Vlorës dhe ti zëvendësojë me tre shqiptarë nga Vlora. Ashtu si dhe shtetasi Berisha, i cili kandidon grekët e Agimit të Artë në Gjirokastër me Spiro Kserën në krye. Fatkeqësisht deri më tani numërohet deri në 14 numri i kandidatëve brenda PS dhe PD që kanë kombësi greke dhe kanë braktisur atë shqiptare”,- thuhet në njoftimin e AK-së.
“Vlora e Ismail Qemalit dhe djepi i patriotizmit duhet të përfaqësohet me bijtë e saj kuqezi dhe jo me Aleancat greke Rama-Meta-Dule apo Koalicionin e PD-Agimi i Artë. 4 vite më parë deputetët socialistë kishin turp të ishin shqiptarë dhe bëheshin pjesë e skenarit ogurzi për helenizimin e Shqipërisë. Ashtu si deputetja Luiza Xhuvani, e cila nuk pranoi të ishte shqiptare ashtu dhe kandidatë të tjerë socialistë hoqën dorë nga gjaku dhe kombësia shqiptare. Dosjet e deputetëve demokratë dhe socialistë do t'i publikojmë në ditët në vijim. Shqiptari Arben Malaj u zëvendësua me greken Luiza Xhuvani dhe shqiptari Arben Isarai u zëvendësua me grekun Andrea Marto, çami Leonard Demi u zëvendësua me grekun Spiro Ksera. Gjithë shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë misionin anti-shqiptar të Ramës dhe Berishës. Shqipëria ka nevojë për një Kuvend burrash shqiptar dhe e vetmja alternativë është Aleanca Kuq e Zi”,- deklaroi Spahiu.
(er.nu/BalkanWeb)