E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në aksion për tu çliruar nga mbeturinat

Shqipëri- 20 Prilli do të jetë dita e Shqipërisë së Pastër kur qytetarët e çdo skaji të vendit do të dalin për të pastruar mjedisin nga mbeturinat. Kështu u shpreh pak javë më parë kryeministri, Sali Berisha lidhur me ndotjen e mjedisit, duke theksuar se Shqipëria nuk do të jetë vendi më i papastër i Europës.

Sot, më 20 Prill thirrjen e qeverisë vetë kreu i ekzektuivit e ka bërë realitet duke vizituar personalisht landfillin e Kamzës, nga vlerësoi punën që është bërë në këtë bashki për largimin e mbetjeve.

Kjo ditë do të na shërbejë të gjithëve për tu kujtuar të mbajmë mjedisin pastër- tha Berisha duke nënvizuar se mbeturinat dëmtojnë shëndetin e njerëzve dhe i japin vendit një pamje të shëmtuar.

Sipas kryeministrit qëllimi i kësaj dite është të na shërbejë që të ngremë vetëdijen e çdo qytetari shqiptar që të kontribuojë për një Shqipëri të pastër. Shqipëria ka kushtin më themelor për të qenë e pastër dhe me ndihmën e qytetarëve të saj, për të mos hedhur nga xhepat, nga dyqanet, nga banesat e tyre hedhurina dhe mbeturina që e ndotin, natyrisht kjo bëhet më e lehtë, sepse problemet e pastrimit, problemet e mjedisit janë shumë më të thella. Ne po punojmë me intensitet më shumë se kurrë në këto fusha, po ndërtojmë 14 impiante të përpunimit të ujërave të zeza- tha Berisha.

Sipas kryeministrit mbeten problematike zona të tjera të vendin që janë të tejndotura. Të mos harrojmë pamjet e lemerishme që keni parë në Ishëm, akoma më të lemerishme janë ato që nuk duken, sepse nën ato plastikat që ju shihni, janë ujërat e zeza të Tiranës dhe të gjithë këtij pellgu që shkojnë drejt detit. Ato natyrisht ndotin dhe po kështu të gjitha ujërat që rrjedhin drejt brigjeve. Por ne po ndërtojmë njëkohësisht 14 impiante, nga Velipoja në Ksamil, në mënyrë në detrat dhe liqenet tona të derdhen vetëm ujëra të pastra- shtoi kryeministri Berisha.

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu deklaroi se vizioni Për një Shqipëri të pastër ka zgjuar energji të pashtershme tek të gjithë qytetarët e Kamzës. Sipas tij në 5 vjet në Kamzë ‘janë mbjellë 11 146 pemë dekorative; janë ndërtuar 48 300 m2 lulishte; janë gjelbëruar 60 km rrugë në të gjitha lagjet e Kamzës’.’

Teksa ka shtuar se angazhime të tilla në mbrotje të mjedisit do të vijojnë çdo ditë të vitit. Thirrjes për një ‘Shqipëri të pastër’ i janë përgjigjur edhe qytetarët e qytetit të Durrësit. Ditën e sotme qyteti bregdetar pavarësisht motit me shi ka ndërmarrë në shkallë të gjërë aksione të ndryshme pastrimi si përgjatë bregdetit ashtu edhe brenda qytetit.

Mësohet se nxënës të shkollave, qytetarë, madje dhe forca të ushtrisë kanë dhënë kontributin për pastrimin e Durrësit nga mbetjet. Kanë qënë rreth 200 efektivë të Forcave të Armatosura që kanë marrë pjesë në pastrimin e bregdetit durrsak, tejet i ndotur.

Ndërsa në qytet rreth 50 efektivë policie kanë zhvilluar gjatë rrugëve aksionin e pastrimit së bashku me qytetarë, nxënës shkollash dhe punonjës të administratës.

Në qytetine Elbsanit shumë vullnetarë i janë bashkaur thirrjes për një mjedis sa më të pastër. Mësohet se aksioni për largimin e mbetjeve është shtrirë në të gjithë qytetin. Siç mësohet një ndër pikat më problematike sa i takon ndotjes, Përroi i Manazierës është pastruar nga rreth 60 forca të ushtrisë. I pranishëm në aksion ka qënë edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i cili ka bërë thirrje për të mbajtur pastër mjedisin.

Teska krerët lokalë të Elbasanit kanë bërë të ditur se aksionet për pastrimin e qytetit do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Kryeministri më herët deklaroi në takimin me prefektët se një sërë masash të forta do të ndërmerren lidhur me pagesën e taskës së mjedisit nga ana qytetarëve, vendgrumbullimet e mbeturinave dhe për vendosjen e gjobave ndaj ndotësve të ambjentit.

Një seri hapash të reja në përcaktimin e vendeve të depozitimit të mbetjeve. Janë gjithashtu një sëri projektesh për përpunimin e ujërave të zeza që duhet të përshpejtohen. Ministria e Mjedisit ka vendosur gjoba autoritetve vendore për neglizhencat e tyre. Këto masa duhet të vijnë gjithnjë duke u forcuar. Taska për mjedisin, pastrimi, duhet të jetë taska e parë që duhet ta paguajnë qytetarët. Vendoret duhet të bëjnë gjithçka për mbledhjen e saj sepse mjedisi nuk mund të mbahet pa resurset financiare të domosdoshme. Dhe rezulton se kjo taskë është fare e ulët- tha Berisha, i cili ka shtuar se ajo ditë duhet të na shërbeje të gjithëve si një moment reflektimi.

Kryeministri e ka cilësuar futjen e planit të mjedisit në shkolla si mjaft të domosdoshëm për edukimin e brezit të ri. Plani i mjedisit në shkolla është shumë i rëndësishëm, duhet ta realizojmë këtë. Duhet të bejmë gjithçka të nxisim një lidhje të fuqishme në shkollat tona, në rininë tonë, është levizje për shoqërinë e qytetëruar, për tu ndarë nga një psikologji që nuk na duhet- tha kryeministri duke nënvizuar se kjo iniciative ruan dinjitetin tonë si komb i qytetëruar.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›