E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Petrit Plloçi

TIRANE- Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Petrit Plloçi ka paraqitur sot dorëheqjen tek kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ndërsa një kopje të saj e ka dërguar për dijeni në Presidencë. Ende janë të paqarta shkaqet e dorëheqjes së tij.

Ai ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese që në vitrin 2001. Në periudhën 1993-2000 ka qenë anëtar i i Gjykatës së Lartë. Petrit Plloci njihet edhe për kontributin e tij në hartimin e Kodit Civil.

Ka qenë anëtar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë si dhe i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›