“Përplasja në Kuvend” Bizhga: I thashë Islamit, mos u bëj tradhëtar, se do pendohesh
TIRANË- Deputeti i PS-së, Gazmir Bizhga gjatë një interviste për gazetaren e TVNews24, Ola Bruko në rubrikën ‘Opinion’, sqaroi ‘përplasjen ‘ që pati ai dhe kolegë të tij socialistë, gjatë votimit për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ Ilirjan Muho, në Kuvendin e Shqipërisë.
Bizhga sqaroi se teksa deputetët socialistë u ngritën për të bojkotuar votimin, i bënë thirrje edhe deputetit Kastriot Islami që të largohej në respekt të elektoratit të majtë që i kanë dhënë mandatit, por më pas situata u tensionua nga sipas tij nga kundërshtimi i këtij të fundit, i cili i dha instrumentat kryeministrit Berisha për të vjedhur sërish votat.
“E para do merremi me thelbin e cështjes, në dalje e sipër deputetët e PS, pas një seance shumë të gjatë, ku ka pasur debate dhe kundër debate dhe qëndrime të ndryshme që u ndryshuan 4 herë, pra ishte seancë e gjatë shumë e tensionuar. Në dalje e sipër për një akt të fundit moral iu drejtuam atyre që e kanë marrë mandatin ne emër të PS-së. Ju bëmë thirrje që qëndrimi i tyre të ishte refraktar, dhe nga votimi e tutje qëndrimi i tyre ishte tradhtar pasi tradhtuan ata qytetar që na kanë votuar. Pasi sot kemi mazhorancë fiktive, u përpoqën ti japin kryeministrit instrumente që të manipulojë zgjedhjet e ardhshme", theksoi Bizhga.
“Absolutisht që nuk shkëmbyem fjalë, i thashë si koleg që do bënte mirë që të mos bëhej tradhëtar se do pendohej, para meje ishte Blushi që i tha të njëjtën gjë, por fjalët nxorrën fjalët”, shtoi Bizhga.
Deputeti socialist duke mohuar se qëndrimi i deputetëve Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli nuk lidhet me koalicionin PS-LS, theksoi se ende nuk e kupton lëvizjen e tre ish-deputetëve të PS-së, teksa nënvizoi se së bashku kanë qenë në një mendje, për një front opozitar, me qëllimin për të larguar qeverinë që sipas tij po vjedh popullin.
“Së pari nuk mendoj se motivet që dy kolegët lidhen me koalicionin , që po kristalizohet, pasi qëndrimi i tyre tha se nuk kishte lidhje me koalicionin, por me mbështetjen e qeverisë. Unë sinqerisht nuk arrij ti kuptoj cila ka qenë arsyeja këta kolegë kanë bërë këtë votim, pasi së bashku me ta kemi qenë dakord për një front të madh opozitar para një regjimi që po vjedh popullin shqiptar dhe këto para janë përdorur dhe për manipulimin e zgjedhjeve pasi Berisha kështu e ka ndërtuar qeverinë, por arsyet si duket kanë qenë të tjera.”, tha Bizhga
Bizhga tha se ‘nuk dinte se cdo të bëhej me qeverinë po të mos ksihte votat e 3 –ish socialistëve’, por shtoi ai “ne ishim dakord që kjo qeveri të mos ishte më, pasi ajo është qeveri topalle që po mbahet me votat e PS, por mbase në rastin e parë në votimin e ministrave nuk ndodhi ajo cka ndodhi në KQZ e thënë dhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe tregoi se votat e tyre ishin vota që burojnë nga interesa të tjera”.
Bizhga duke komentuar dhe zhvillimet më të fundit në lidhje me KQZ, paralajmëroi se zgjedhjet janë të cënuara, pa filluar ende procesi teksa e cilësoi dorëheqjen e anëtarit të KQZ, Denar Biba, akt moral.
Deputeti socialit tha se në mbledhjen e nesërme të grupit do të merren vendimet e mëtejshme në lidhje me KQZ, teksa i kujtoi kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli se integrimi varet nga standardet e zgjedhjeve.
“Zonja Topalli ose nuk kupton se cfarë ka ndodhur, ose nuk do të kuptojë se janë prekur standardet, ne kemi ngelur klasë në BE se janë prekur standardet e kërkuara. Zgjedhjet që vijnë janë zgjedhje që duhet të plotësojmë tërësisht standardet nëse duam të jemi në BE. Ne nga mbledhja e fundit deri nesër kur do mblidhemi sërish, do marrim vendimet edhe me pjesën të mbetur të Parlamentit që nuk është legjitim dhe do marrim vendime të qarta pas konsultave dhe me partnerët e koalicionit dhe ndërkombëtarët. Nuk mund të lejojmë që një vendi anëtar i NATO-s ti gllabërohen votat nga një komunist i diktaturës”, theksoi Bizhga.
Lajmi vijon... Lidhje te tjera Policia merr në mbrojtje deputetin Kastriot Islami