E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaxha, i përcjellë nga ngjyra e kuqe

"Ngjyra e kuqe", një nga këngët më të suksesshme dhe më të klikuara të festivalit “Kënga Magjike”, vazhdon të jetë e pëlqyer.Dueti midis Adrian Gaxhës dhe Florianit është shndërruar në fare pak kohë në hitin e momentit. 

Madje, kjo po ndikon edhe veshjet në mbrëmjet muzikore ku Adriani dhe Floriani performojnë.Të dy, gjatë fundjavës ishin në Prizren, ku në publik kishte mjaft vajza të veshura me ngjyrën e kuqe.

Ndërkohë, për arsye që ende nuk dihen, kënga “Ngjyra e kuqe” është fshirë nga YouTube.
Shumë fansa janë revoltuar, ndërsa vetë Adrian Gaxha, nepermjet rrjeteve sociape ka treguar se i vjen shumë keq: “Sapo më treguan që videoklipin e këngës “Ngjyra e kuqe” e kanë fshirë nga YouTube dhe nuk ekziston më. S’dua të përmend emra se kush dhe pse e kanë fshirë. Thjesht dua të them, që më vjen shumë keq për rekordin e klikimeve që u bë, me 400 mijë klikime brenda ditës, dhe që u rendit në vendin e 12-të në top-listën e 20 videove më të klikuara në tërë botën brenda 24 orëve, në historinë e YouTube". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›