Çfarë sfide, Liverpooli barazon në sekondat e fundit

Derbi i futbollit anglez mes Liverpoolit dhe Chelseat ka përfunduar në barazim 2 me 2. Njëra nga ndeshjet më të bukura këtë edicion në Premierligë padyshim që ishte kjo e sotit.
Oscar realizoj golin e parë në ndeshje në minutën e 26. Barazoj Sturridge në minutën e 52 të ndeshjes pak minuta pas inkuadrimit. Hazard realizoj nga penalltia në minutën e 57 pasi Suarez luajti me dorë.
Ishte golashënuesi më i mirë në Premierligë, Luis Suarez ai që nuk lejoj 3 pikë për Chelsean duke realizuar në sekondat e fundit të ndeshjes.
Kjo ishte ndeshja e parë e Rafael Benitez në stadiumin ku u u bë i famshëm "Anfield Road"./Indeksonline/