Në Itali, s'ka shumë risi

Java e 33 në Serie A nuk kishte shumë befasi. Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Pescarës, skuadrës së fundit në tabelë. Skuadra romake ishte duke humbur me rezultat 0 me 1 nga pjesa e parë, ndërsa Destro barazoj në fillim të pjesës së dytë.
Napoli ka fituar ndeshjen me Cagliarin në sekondat e fundit të ndeshjes. Astori autogol, Cavani dhe Insigne realizuan për fitoren e Napolit.
Siena e Erion Bogdanit është pranë rënies nga liga pasi që ka humbur ndeshjen me Kievon në terenin e saj./Indeksonline/