E Diel, 1 Nëntor 2026

Çikago, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro – amerikan

ÇIKAGO- Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Sali Berisha, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, dhe zyrtarë të tjerë të lartë u pritën nga aktivistët dhe përfaqësuesit e organizatave dhe shoqatave shqiptaro-amerikane të komunitetit në shtetet e Illinois dhe Wisconsin, përpara samitit të NATO-s.

Në këtë takim kryeministri Berisha paraqiti një pasqyrë me arritjet që Shqipëria ka patur këto 20 vitet e fundit.

Ndër të tjera ai foli për zhvillimin ekonomik, infrastrukturor, dhe për avancimet që nga viti 1992 e deri më sot që janë të lidhur me treguesit pozitivë statistikor të Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera në rajon dhe në Evropë. Në nivelin e zhvillimit ekonomik kryeministri foli për përqendrimin e kabinetit të tij për prodhimin e energjisë, turizmin, dhe avancimin e qeverisjes digjitale për të rritur transparencën.

Aktivistët e udhëhequr nga Xhevat Sherifi, i kërkuan kryeministrit të Shqipërisë hapjen e një zyre konsullore në qytetin e Çikagos për shqiptarët në Illinois, Iowa, Indiana, e Wisconsin.

Kryeministri nga ana e tij u shpreh se nuk do të ketë ndryshim kufijsh por do të shqyrtonte këto çështje dhe se do të punojë edhe për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fokus të tij ish edhe çështja çame, ku Berisha theksoi se problemi çam është një problem që do të hasë pengesa por do të gjejë një zgjidhje graduale teknike dhe juridike dhe se ai do të vazhdojë ta parashtrojë atë tek përfaqësuesit grekë.

Në lidhje me kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë iu kërkua që Berisha ti bashkëngjitet festimeve në diasporë dhe të dekorohet post-mortum Charles R. Crane. Ai lindi në Çikago dhe qe një mbrojtës i madh i çështjes shqiptare me presidentin Ëilson në Konferencën e Paqes në Paris. Sipas z. Sherifi, Charles R. Crane si filantrop, mik i kombit shqiptar e mbështetës i motrave Parashqevi e Sevasti Qiriazit, dhe partisë Albanian American Party të themeluar nga Kristo Dako në 1917 meriton një mirënjohje të tillë.

Pas takimit me krerët e organizatave, Berisha mori pjes¸ n¸ sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit Atlantik. Samiti vijon ditën e Hënë ku do të ketë konferenca me krerët në lidhje me paqen në Afganistan.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›