E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytet Bregluma

Mbi 30 familje në Breglumë të komunës Tërthore në Kukës ndjehen të rrezikuar nga përmbytjet si pasoje e rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Rruga automobilistike që lidh këta banorë me pjesën tjetër të fshatit tashmë është mbuluar ndërsa uji po afrohet në pragjet e shtëpive. Banorët përdorin barkat dhe mjete rrethanore për të kaluar në anën tjetër të fshatit, ndersa fëmijët sajojnë rruge në malin ngjitur për të shkuar në shkollë.
Niveli i ujit tashmë është në kuotat maksimale të 295.2 m mbi nivelin e detit, ose thënë ndryshe kuota e lejuar nga autoritetet e sigurisë së digave, ndërsa hidrocentrali i Fierzës është në pushim për akumulimin e rezervave hidrike. Banorët detyrohen të korrin para kohe prodhimet e tyre, pa mundur t'i vjelin ato. J o vetëm arat e livadhet, por oborret, kopshtijet vreshtat e pemët janë zhytur nën ujë.  Pamundësitë ekonomike për t'u shpërngulur i kanë lënë ende në këto troje, ndërsa nga shteti nuk kanë arritur të marrin dëmshpërblimet e premtuara prej vitesh. Ata shprehen se ndjehen të frikësuar për fatkeqësi të mundshme. Shpeshherë kanë përjetuar dhimbjet e humbjes së fëmijëve në këtë liqen e s’duan që e njëjta dhimbje të përsëritet edhe sot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›