Plotesimi i rekomandimit te 10 te BE-se
Ministria e Drejtësisë në kuadër të rekomandimit të 10 të BE për të drejtat e pronësisë ka hartuar strategjinë e pronës e cila pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave në fund të muajit qershor. Zëvendësministri i Drejtësisë, Ermal Dobi deklaron për “ABC News” se qëllimi i këtij dokumenti strategjik është të jetë gjithë përfshirës dhe realist.
Puna për hartimin e këtij dokumenti ka nisur një vit më parë dhe aktualisht drafti është në fazën e konsultimit me ekspertët e fushës.
Hartimi i strategjisë është realizuar nëpërmjet konsultimeve të rreth 20 institucioneve vendase dhe të huaja, ministri të linjës që lidhen me të drejtat e pronësisë si dhe OJF dhe ndërkombëtarët. Zëvendësministri i Drejtësisë është i bindur se nëpërmjet strategjisë së pronës rekomandimi i 10 do të jetë në standartet e kërkuara nga BE.