E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bechtel” pasuron uzurpatorët

Kompania “Kodra” ka disa muaj që po krijon të hyra prej qindra mijëra euro nga shitja e gurëve të konzorciumit “Bechtel & Enka” e cila është e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e autostradës së kombit, nga prona e uzurpuar publike në Komunën e Drenasit.

Bëhet fjalë për shfrytëzimin e një sipërfaqe prej rreth 80 fektarëve në zonën kadastrale Sankoc në Drenas, për të cilën kompania “Kodra” e cila udhëhiqet nga Enver zogaj, kishte marrë një pëlqim nga Drejtorati për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik i kësaj komune.

Mirëpo, përpos këtij pëlqimi, asnjëherë kompania në fjalë nuk ka arritur të marrë aprovimin nga Kuvendi Komunal për shfrytëzimin e pronës prej dhjetë hektarësh.

Burime të gazetës Zëri, bëjnë të ditur se prej fillimit të aktivitetit të kompanisë “Kodra”, dhjetëra kamionë të “Bechtel & Enka” mbushën çdo ditë me zhavorr nga prona publike, të cilën e menaxhon kompania “Kodra”, përderisa Komuna e Drenasit nuk e inkason asnjë euro në emër të saj./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›