E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamenicë, dyshohet se vrau gruan

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Nevzat Morinës nga Topanica e Kamenicës pasi që dyshohet për vdekjen e dhunshme të bashkëshortes së tij A.S.(1985).

Viktima fillimisht ishte paraqitur si rast i rëndë dhe me komplikime të mëdha në shëndet, prandaj ishte dërguar menjëherë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë e më pastaj edhe në Emergjencën e Spitalit në Gjilan për tu transferuar në fund në QKUK, ku ka gjetur vdekjen.

Fillimisht mendohej se gruaja ka vdekur për shkak të shëndetit të rëndë. Por më vonë doli krejt e kundërta. Dyshohet se atë e vrau burri, Nevzat Morina.

Sipas Arben Kadriut prokuror në Departamentin e Krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore në Gjilan viktimës që ka vdekur më 4 maj, pasi është kryer obduksioni kanë lindur dyshimet se fjala bëhet për vdekje të dhunshme.

“Nga të gjitha këto elemente dhe prova ndërkohë është arrestuar bashkëshorti i saj N.M. i cili është arrestuar një ditë më vonë”, ka thënë Kadriu për rajonipress.

E Ilmi Dalipi zëvendës i kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan tha se gjykatësja e procedurës paraprake Emine Salihu tashmë i ka caktuar 1 muaj paraburgim të dyshuarit Nevzat Morina nga Topanica.

Sipas Dalipit, Morina dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›