E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku: “Dembelët” do largohen nga qeveria

TIRANE - Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku tha se të gjithë ata që nuk përmbushin detyrimet që ka vendi për integrimin në BE dhe nuk përmirësojnë dështimet që ka nxjerrë raporti i progresit, do të largohen nga qeveria.

Këtë paralajmërim Çitaku e bëri në një konferencë për media në përmbyllje të vitit. Ajo paralajmëroi të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar se duhet të përmbushin obligimet e detyrueshme që ka vendi për integrim në BE, raporton Rtk.
“Reformat do të ndodhin me ata që dëshirojnë të reformohen, derisa ata individë që do të identifikohen si pengesë në këtë rrugëtim nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë”.

Ndërsa duke folur rreth fillimit të procesit të dialogut për liberalizim të vizave që pritet të fillojë në janar të vitit të ardhshëm, ministrja Çitaku shprehu rezerva rreth përcaktimit të datës që kur qytetarët kosovarë do të mund të udhëtojnë në Evropë pa viza.

“Unë do të jem shumë e kujdesshme në prognozat rreth përmbylljes së dialogut për liberalizmin e vizave. Dialogu për liberalizmin e vizave, përkatësisht momenti i heqjes së regjimit të vizave nuk varet nga afatet kalendarike por varet nga përmbushja e kritereve”,- tha Çitaku.

(er.nu/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›