Promovohet në mjediset e MPJ, libri 'Shteti kandidat i BE'
TIRANË- Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto e vlerësoi si mjaft cilësor librin “Shteti kandidat i Bashkimit Evropian” i autores Lendita Memeti (Kamberi), promovimi i të cilit u bë në ambjentet e MPJ-së
Sipas ministrit Haxhinasto libri u shërben gjithë politikanëve, nëpunësve civilë dhe studiuesve që merren me integrimin europian.
Më tej z. Haxhinasto theksoi se integrimi europian është prioriteti kryesor kombëtar i vendit tonë, duke shtuar se zhvillimet e fundit politike janë një hap në drejtimin e duhur.
Për të pranishmit mbajti dhe një fjalë profesori Rustem Gjata, i cili e konsideroi librin e znj.Memeti, shumë të vlefshëm për Shqipërinë e shqiptarët. Ndërsa vetë znj. Memeti theksoi se libri trajton përmes një qasjeje juridike pozitën e shtetit kandidat në raport me Bashkimin Europian, përfshi këtu dhe vendet kandidate potenciale, ku renditet Shqipëria.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe zv.Kryeministri i Kosovës, z. Bujar Bukoshi, ambasadorë, diplomatë shqiptarë, intelektualë nga Kosova e Mali i Zi, personalitete të tjera të shoqërisë civile që punojnë për integrimin europian të Shqipërisë, përfaqësues të medias etj.
(el.me/BalkanWeb)