E Diel, 1 Nëntor 2026

Shirat nuk po na e sjellin energjinë e mjaftueshme

 Korporata Energjetike po importon rreth 12 milion kilovat orë energji, ndërsa kompania CEZ importon 4 deri në 5 kilovat orë në ditë.

Gjatë së mërkurës, liqeni i Fierzës ishte në kuotën e 268.6 metra, rreth 28 metra nën nivelin maksimal që lejohet për periudhën e dimrit. Prurjet në këtë liqen janë rreth 170 metër kub, ndryshe nga e njëjta periudhë të një viti më parë, kur prurjet ishin mesatarisht 600 metër kub.

Niveli i liqenit të Komanit është 171.3 metra, rreth 4 metra nën nivelin maksimal, ndërsa ai i Vau të Dejës, 73.3 metra. /Start/
 

                                                                                             2011-12-29 11:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›