Çmimi ''Nobel'' për Letërsinë shpallet më 8 tetor
Çmimi ''Nobel'' për Letërsinë do të shpallet më 8 tetor, në orën 13:00 njoftoi sot Akademia Suedeze e Letërsisë.
Ky çmim jepet tradicionalisht një të enjte gjatë "stinës së Nobelit", por akademia suedeze e jep datën në çastin e fundit, ndryshe nga datat e çmimeve të tjera, që njihen shumë javë përpara.
Për 2009-ën, asnjë emër nuk duket të jetë shkëputur tashmë si favorit për të qenë fitues, por qarqet letrare në Stokholm vlerësojnë se çmimi mund t'i jepet një vepre me poezi.
Poeti i fundit i nderuar me çmim ka qenë polakja Wislawa Szymborska në 1996-n.
Vitin e kaluar, çmimi ''Nobel'' për Letërsi iu dha francezit Jean-Marie Gustave Le Clézio.