E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Athina dhe Shkupi të zgjidhin kontestin e emrit

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka kërkuar sot nga Greqia dhe Maqedonia, që ta zgjidhin kontestin për emër, i cili mund t'i shkatërroj përpjekjet e Maqedonisë për integrim në BE.
"Jam i bindur se ekziston një mundësi reale, duke pasur parasysh se ekziston gatishmëria e të dy palëve, që të zgjidhet kjo çështje", tha Barroso në Bruksel, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Ai vlerësoi se Maqedonia dhe qytetarët e saj kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme në procesin e anëtarësimit në BE, me përmbushjen e kritereve për fillim të negociatave për anëtarësim.
Për këtë arsye, vlerëson Baroso, Maqedonia duhet të zgjidhë kontestin me Greqinë, dhe të vazhdojë me përmbushjen e përcaktimeve për anëtarësim në BE dhe për përshpejtim të procesit reformues.
Kryeministri i Maqedonisë konfirmoi se Maqedonia mbetet e përkushtuar në axhendën evropiane dhe se do të vazhdojë edhe më tej të punojë mundimshëm për realizimin e atij qëllimi, që, siç tha, është në interes të të gjithë qytetarëve të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›