E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen aksidentet, rriten dëmet e paguara

02/12/2009  Të dhënat e AMF-së

Numri i dëmeve të paguara është rritur me 2,402 dhe kap shifrën 10,431 nga të cilat 10,375 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe vetëm 56 nga shoqëritë e Jetës. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, gjithsej janë paguar 1,386,636 mijë lekë dëme ose 10.08 për qind më shumë se në periudhën janar - tetor 2008. Gjatë 10 muajve të parë të vitit 2009 tregu i sigurimeve ka një rritje në masën 11.82 për qind. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 706,817 mijë lekë dhe kap shifrën 6,684,806 mijë lekë. Numri i kontratave është rritur me 70,417. Ndërkaq, volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kap shifrën 6,091,229 mijë lekë dhe shënon një rritje në masën 9.74 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Sa i takon numrit të kontratave në sigurimin e Jo-Jetës ky tregues kapi shifrën 587,362 duke shënuar një rritje në masën 11.88 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kap shifrën 593,577 mijë lekë dhe shënon një rritje në masën 38.92 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Numri i kontratave në sigurimin e Jetës kapi shifrën 54,151 duke shënuar një rritje në masën 17.43 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›