Çmimi i naftës nuk “njeh” tavan

Ndryshimet në bursat ndërkombëtare, ka ndikuar direkt edhe në rritjen e çmimit në vendin tonë.
Aktualisht çmimi i naftës ka shkuar 195-196 lekë për litër dhe parashikohet që mund të shkojë deri në 200 lekë.
Presidenti i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, shpreh se brenda pak kohësh, nga fillimi i janarit deri në ditët aktuale, çmimi i naftës për një ton u rrit me më tepër se 100 dollarë, ku shkaku kryesor duket se është konflikti i Iranit me Perëndimin. Nga ana tjetër, rritja e çmimit ka shkaktuar uljen e konsumit në vend. /Start/
2012-03-02 15:51