E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 160 kg drogë në një autoambulancë, 7 në pranga

Policia e Shkodrës së bashku me e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, ndërmorën aksionin, duke arrestuar shtatë persona.

Lënda narkotike ishte fshehur brenda një autoambulance.  Nga kontrollet e policisë në automjet u gjetën edhe dy armë automatike.

Policia dyshon se destinacioni i lëndës narkotike ishte drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Operacioni i policisë po vazhdon me kontrolle në banesat e të arrestuarve. Informacionet janë paraprake dhe pritet që policia të japë detaje në orët në vazhdim. /Start/

                                                                                             2012-03-02 16:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›