E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen autorët e 20 vjedhjeve, 10 në pranga

Fillimisht, policia arrestoi shtetasin, E.F 15-vjeç, si dhe Alket Hodaj, 22-vjeç, banues në Tirane.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse me date 10.03.2012, rreth orës 01.00, në rrugën “Mihal Grameno”, janë kapur në flagrancë nga policia duke vjedhur në banesën e shtetasit M.N. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një TV LCD, i markës “Samsung”, 40 polsh, një njësi kompjuteri “PC”, një celular i makës “Samsung”, një palë doreza akreliku, disa shishe me verë, një palë pinca, nja thikë dhe një palë dylbi.

Gjithashtu nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas dyshohet se janë autorë të 5 vjedhjeve të kryera në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vende dhe kohë të ndryshme. Ata akuzohen për vjedhje banesash, supermarketesh, etj.

Gjithashtu, policia ka arrestua e4dhe shtetasin Arben Xhixha, 30-vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga policia rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm duke grabitur një minimarket në rrugën “Todi Shkurti”.

Mesnatën e mbrëmshme, gjatë një operacioni të koduar “Mesdita 2”, u godit dhe u arrestua një grup kriminal në vjedhjen e dyqaneve, pallateve në ndërtim, etj. Në prangat e policisë përfunduan Geri Orani, 34-vjeç,i proceduar me parë për veprën penale të vjedhjes, E. M., 16-vjeç, i proceduar me parë për veprën penale te vjedhjes, G. L,, 13-vjeç, i proceduar më parë për veprën penale të vjedhjes, i cili ndiqet në gjendje të lirë për shkak të moshës se mitur. Gjithashtu, u ndalua edhe F.M., 13-vjeç, i proceduar me parë për veprën penale të vjedhjes, i cili ndiqet ne gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur, si dhe F. G., 16-vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, i cili u shpall në kërkim.

Shtetasit  e lartpërmendur dyshohet se janë autorë të 7 veprave të ndryshme penale, si vjedhje banesash, magazinash, dyqanesh, pallatesh në ndërtim, etj. Rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, përfunduan në pranga edhe tre shtetas, ndërsa një i katër po ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Në pranga ranë Artur Marku, 18-vjeç, i dënuar me parë për vjedhje, E. D., 19-vjeç, i dënuar me parë për vjedhje, si dhe I. T, 17-vjeç.

Gjithashtu filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin Adem Baja, 24-vjeç, banues në Paskuqan 2 – Tiranë, i dënuar më parë. Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve u bë , sepse nga kryerja e veprime procedurale rezulton se janë autorë të 6 vjedhjeve të ndryshme, ku kryesisht vidhnin banesa,m shkolla, mjete motorike, etj. /Start/

                                                                                             2012-03-11 14:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›