E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti: Ronaldo, më i miri në histori

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka lavdëruar me nota të larta sulmuesin legjendar brazilian Luiz Ronaldo. Braziliani i cili luajti pesë vjet te Interi nga viti 1997 deri në vitin 2002, e deklaroi pensionimin të hënën pasdite në një konferencë për shtyp.

“Më vjen keq që ai nuk do të luajë më”, theksoi Moratti.

“Ronaldo është sulmuesi më i mirë në histori. Ekziston afeksion dhe dashuri për të. Gjithmonë ekzistoi kënaqësia sa luajti në fanellën tonë. Për ne ishte privilegj. Unë i dëshiroj çdo të mirë për të ardhmen”, përfundoi eprori zikaltër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›