E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cech pranon fajin

Petr Cech ka pranuar se zhgënjeu Chelsean me gabimin e tij në barazimin 1-1 në Wigan të shtunën.

Portieri çek gaboi pas një topi të Hugo Rodallegas dhe i mundësoi Jordi Gomezit të realizojë për vendasit që siguruan barazimin. Cech ka pranuar fajin.

“Në momentin e goditjes, nuk e kam parë topin. Njëri prej bashkëlojtarëve të mi ma bllokoi pamjen e vështrimin e topit dhe kërceu para meje. Ishte fat i keq, por është dashur të reagoj më mirë, nuk duhet të pranoj gola të tillë”, tha Cech për uebfaqen zyrtare të Chelseas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›