Tigana, trajner i Shanghai Shenhuas

Ish-reprezentuesi francez, Jean Tigana është emëruar trajner i Shanghai Shenhuas, ka konfirmuar klubi nga Superliga kineze.
Tigana gjatë karrierës së tij si trajner, ka drejtuar skuadra të ndryshme përfshirë Lyonin, Monacon e Fulhamin. Gjatë 2005-2007-ës udhëhoqi Besiktasin, para se të rikthehej në Francë te Bordeaux më 2010, në vend të Laurent Blanc.
Mirëpo, ai kishte dhënë dorëheqje pas një humbjeje në shtëpi në maj 2011 nga Sochaux pas fyerjeve ndaj vajzës së tij tinejxhere.