E Diel, 1 Nëntor 2026

Cech s’ka frikë nga Nou Campi

Stadiumi i Barcelonës, Nou Camp nuk ngjall frikë për portierin e Chelseas, Petr Cech para ndeshjes së kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën.

Londinezët kanë epërsi 1-0 nga dueli i parë dhe Cech është optimist para vizitës në Nou Camp, ku Barcelona ka bilanc të shkëlqyeshëm prej 27 fitoresh dhe asnjë humbjeje në 30 ndeshjet e këtij sezoni.

“Ne jemi paraqitur mirë atje në të kaluarën dhe duhet të luajnë sërish ashtu. Do të jetë me rëndësi të shënojmë një gol si mysafirë. Ne duket se gjithmonë shënojmë atje, andaj shpresoj ta bëjmë sërish”, deklaroi Cech për Sportinglife.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›